Ishte shënjestër e një komploti për vrasjen e politikanëve – Kreu i Partisë holandeze për Liri pezullon fushatën

Geert Wilders, kreu i Partisë për Liri që i përket ekstremit të djathtë në Holandë ka pezulluar aktivitet e fushatës për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në vend në fund të këtij muaji, pas raportimeve se kishte qenë shënjestër e një komploti që po përgatitej në belgjikë me synim vrasjen e politikanëve.
Tre të rinj u arrestuan të enjten në Belgjikë pasi iu zbulua një pajisje shpërthyese artizanale të cilën të dyshuarit planifikonin ta instalonin në një dron më synim ndërmarrjen e sulmeve ndaj politikanëve.
Policia belge nuk bëri të ditur emrat e politikanëve që të dyshuarit planifikonin të vrisnin, por ministra të atij vendi u shprehën se kryeministri belg bart de wever ishte një nga shënjestrat. Pasi koordinatori kombëtar holandez për luftën kundër terrorizmit, konfirmoi se edhe Wilders ishte një nga shënjestrat, politikani i ekstremit të djathtë anuloi pjesëmarrjen në një debate me udhëheqës të tjerë politikë të vendit të tij.
Pavarësisht se autoritetet thonë se nuk presin ndonjë kërcënim tjetër, kam një ndjenjë të keqe dhe prandaj për momentin po pezulloj të gjitha aktivitetet e fushatës sime zgjedhore, u shpreh Wilders në rrjetet sociale. Në datën 29 tetor, në Holandë do të mbahen zgjedhje të parakohshme, dhe partia për lirinë e Wilders aktualisht është e para në sondazhe. Zgjedhjet mbahen pasi Wilders, një kritik i zëshëm i islamit, tërhoqi partinë e tij nga koalicioni qeveritar me katër parti për shkak të mosmarrëveshjeje për politika e migracionit.
/rtsh.al/