E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-Presidenti Meta kërkon lirinë, avokati i tij kërkesë në Gjykatën e Posaçme

Ish-Presidenti Ilir Meta kërkon të lirohet nga qelia.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, i kërkoi Gjykatës së Posaçme të verifikojë kushtet për masën e sigurisë së kryetarit të Partisë së Lirisë.

Sipas tij, duhet të motivohen arsyet pse klienti i tij po qëndron në burg tetë muaj pas arrestimit.

Ilir Meta u vendos pas hekurave në 21 tetor të vitit të shkuar, nën dyshimet se ka kryer korrupsion, mosdeklarim të ardhurash e pastrim parash së bashku me ish-gruan e tij, Monika Kryemadhi.

SPAK dyshon se ata janë të përfshirë në aferën Cez DIA dhe në lobimin në SHBA./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›