E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensioni në Lindjen e Mesme, Izraeli mbyll ambasadën në Shqipëri, pezullohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv

Ministria e Jashtme e Izraelit ka urdhëruar mbylljen e të gjitha ambasadave në të gjtihë botë, përfshirë dhe atë në Shqipëri.

Për shkak të situatës së tensionuar në Lindjen e mesme, janë anuluar gjithashtu edhe fluturimet mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Ministria e Jashtme e Izraelit po ashtu ka urdhëruar mbylljen e të gjitha misioneve diplomatike dhe pezullimin e shërbimeve konsullore në të gjithë botën, përfshirë edhe ambasadën në Shqipëri.

“Në dritën e zhvillimeve të fundit, misionet izraelite në mbarë botën do të mbyllen dhe shërbimet konsullore nuk do të ofrohen. Një formular online është i disponueshëm për izraelitët jashtë vendit për të raportuar vendndodhjen dhe statusin e tyre aktual.

Ju lutemi plotësojeni atë për të ndihmuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të qëndrojë e përditësuar. Në rast emergjence ose fatkeqësie, kontaktoni menjëherë Dhomën e Situatave të Ministrisë.

Kontrolloni rekomandimet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për vendin ku ndodheni aktualisht, si dhe udhëzimet e përgjithshme të sigurisë për izraelitët jashtë vendit:

Shmangni shfaqjen e simboleve hebraike ose izraelite në hapësirat publike.

Përmbahuni nga postimi i detajeve të identifikueshme në lidhje me vendndodhjen tuaj ose planet e udhëtimit në mediat sociale.

Shmangni pjesëmarrjen në tubime ose ngjarje të mëdha që lidhen me Izraelin ose komunitetet hebraike.

Bashkëpunoni me forcat lokale të sigurisë dhe ndiqni udhëzimet e tyre menjëherë nëse ekspozoheni ndaj aktivitetit armiqësor.

Qëndroni shumë vigjilentë në vendet publike.

Në rast emergjence, kontaktoni misionin në vendin e rezidencës duke përdorur numrat e emergjencës që shfaqen në faqen “Na Kontaktoni”, – thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›