E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-ministri Lefter Koka lë qelinë përkohësisht, ka nënën sëmurë

Ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i është dhënë një leje e kufizuar për t’u liruar nga qelia sot, nga ora 11:00 deri në 17:00, për arsye familjare.

Leja është miratuar nga Ministri i Drejtësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe drejtuesi i burgut të Durrësit, ku Koka ndodhet i paraburgosur.

Burime zyrtare bëjnë me dije se arsyeja e kësaj lejeje është gjendja shëndetësore e rënduar e nënës së tij.

Gjykata e Posaçme shpalli fajtor ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për inceneratorin e Tiranës.

Ai akuzohet se shpërdoroi detyrën ndërsa u dënua me 3 vjet burg, që me gjykim të shkurtuar i shkon në 2 vjet heqje lirie.

Togat e zeza gjithashtu i ndaluan ish-zyrtarit, ushtrim të funksioneve publike për 5 vitet e ardhshme.

Kjo është një nga rastet e rralla kur një leje e tillë aprovohet për një ish-zyrtar të niveleve të larta, duke sjellë sërish në vëmendje diskutimet mbi trajtimin e të paraburgosurve të profilit të lartë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›