Ish-zv/Ministri Bino: Kalimi i kamionëve në Zvërnec, ka dëmtuar natyrën dhe gjallesat

Ish-zv/ministri i Mjedisit, Taulant Bino, i ftuar në studion e emisionit “3D” të moderuar nga gazetari Alban Dudushi, deklaroi se protesta në Zvërnec nisi fillimisht si një reagim mjedisor, për t’u shndërruar më pas edhe në çështje pronësie.
“Protesta nisi fillimisht mjedisore, më pas për çështje pronësie. Masiviteti erdhi pas goditjes së një personi që tregoi arrogancën e pushtetit. Ku kupa u derdh. Parullat për mjedisin vijojnë të jenë: ndaloni projektin, më pas pjesa e dorëheqjes dhe çështje të tjera.”
Bino theksoi se punimet po kryhen në një zonë të mbrojtur pa transparencë, duke sjellë dëmtime të konsiderueshme në natyrë.
“Po punohej në një zonë të mbrojtur pa transparencë. Ka një thelb mjedisor por edhe çështje të tjera. Anulimi i projektit është kërkesa kryesore dhe më pas vjen transparenca. Aty po kryhen gjëra të paligjshme. Nuk është pak të prishësh dunë dhe pishat. Është zonë e mbrojtur natyrore.”
Ai shtoi se kërkesa kryesore e protestuesve është anulimi i projektit, por sipas tij duhet të ketë edhe përgjegjësi për dëmet e shkaktuara.
“Përveç anulimit të projektit, ata që kanë bërë dëm mjedisor duhet të marrin përgjegjësitë.”
/rtsh.al/