E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali kapet Golia shqiptarNe rruge me 220 mije euro

Te tjera rreth shkrimit VIDEO BRESCIA ndash Telefonatat anonime se ne lagje kishte levizje te dyshimta te femrave e meshkujve e vune serish ne pune policine e Brescias. Dhe ajo cka gjeten nuk ishte imagjinuar kurre nje mal me euro plot 220 mije te tilla dhe nje mitraloz Skorpion arme lufte e shkurter dhe vrasese.
Ne fakt karabinieret nisen kontrollin ne rrugen Aldo Moro pas fjaleve se ne nje apartament prej pak kohesh kishte levizje te shumta te femrave dhe meshkujve. Gje e cuditshme kjo per nje zone ku zyrtarisht dihej se jetojne prostituta.

GJIGANDI GOLIA GRUSHTA POLICISE
Policia u nis drejt vendngjarjes me prostitucionin si piste hetimi. Por ne momentin kur karabinieret vendosen te kontrollonin shtepine e dyshuar nga dera e saj ka dale nje mashkull me nje cante krahu. Nje lloj gjigandi gati dy metra i gjate. Dhe muskul i teri raportojne mediat italiane.
Per policine i riu ishte fytyre e panjohur dhe sipas procedurave i kane kerkuar dokumentat.

Por gjigandi ne vend te te dhenave personale i ka dhene policeve grushta ne fytyre. Venia e prangave ka qene e veshtire per karabinieret pasi i riu vec shtatlartesise ishte edhe i armatosur. Mesohet se behet fjale per nje 31 vjecar shqiptar me inicialet A.D per te kaluaren e te cilit sikunder edhe per gjendjen aktuale policia italiane nuk ka asnje te dhene. E vetmja gje qe dihet eshte qe i riu eshte emigrant dhe nuk ka asnje precedent penal ne Itali.

ARMA 750 PLUMBA NE MINUTE
Mediat raportojne se arma e cila u gjet ne banesen e 31 vjecarit eshte e tipit Skorpion prodhim cekosllovak me nje goditje prej 750 plumbash ne minute. Interesant eshte fakti qe me kete arme u vra edhe Aldo Moro ish kryeministri italian i ekzekutuar shume vite perpara nga Brigate Rosse emrin e te cilin mban dhe rruga ku u arrestua gjigandi.
Sa per shqiptarin policia thote se qendron ne heshtje te plote dhe nuk jep asnje shpjegim se cili eshte burimi i 220 mije eurove ose 300 milion leke te konvertuara ne leke shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›