E Diel, 1 Nëntor 2026

JOHANESBURG – Merz skeptik nëse mund të arrihet një marrëveshje paqeje për Ukrainën

JOHANESBURG, 23 nëntor /ATSH/- Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha se ishte “skeptik” nëse mund të arrihej një marrëveshje paqeje për Ukrainën deri në afatin e së enjtes të vendosur nga Trump, sipas BBC.

“Kjo nuk do të thotë se është plotësisht e pamundur të arrihet…por jam skeptik nëse një rezultat i tillë është i mundur duke pasur parasysh mosmarreveshjet aktuale”, tha Merz duke folur në samitin e G20 në Johanesburg.

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka dhënë Ukrainës afat deri të enjten – që është Dita e Falënderimeve në SHBA – për të rënë dakord me planin e propozuar prej 28-pikësh.

Trump tha se ky propozim nuk përfaqësonte një “ofertë përfundimtare” dhe afatet mund të zgjateshun nëse gjërat do të shkonin mirë.

“Fokusi tani duhet të jetë në hartimin e një dokumenti të pranueshëm për Ukrainën, që më pas mund të përdoret për të negociuar një marrëveshje paqeje me Rusinë”, tha kancelari gjerman, Merz. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›