Policia shoqëron 3 emigrantë sudanezë, akomodohen në Kapshticë

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Policia kufitare në Korçë shoqëroi sot tre shtetas të huaj nga Sudani, të cilët u konstatuan në aksin rrugor Korçë-Dardhë, të cilët lëviznin në këmbë në kushte të vështira atmosferike.
Policia bëri të ditur se tre shtetasit janë marrë nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Korçë dhe janë akomoduar në qendrën e përkohshme të migrantëve pranë pikës kufitare në Kapshticë.
Sipas policisë po trajtohen me ushqime, veshje dhe u është ofruar ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.
/m.q/a.f/