“Jam Mysliman” promovohet në Vlorë, libri i Ben Blushit ngre pyetje mbi identitetin, fenë dhe shoqërinë shqiptare

Në një takim që mblodhi të dashamirës të letërsisë, në Vlorë u promovua libri i shkrimtarit Ben Blushi, “Jam Mysliman”.
Romani vjen si një rrëfim ironik i një shkrimtari që përballet me ndryshimet në shoqërinë shqiptare dhe në jetën e tij personale, duke ngritur pyetje mbi identitetin, fenë dhe përkatësinë në realitetin e sotëm.
Takimi u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi të hapur me autorin, ku të pranishmit diskutuan mbi mesazhet e librit dhe temat që ai trajton.
“Jam Mysliman” është libri i dymbëdhjetë i Ben Blushit, duke iu shtuar një serie botimesh të suksesshme si Të jetosh në ishull, Otello, Arapi i Vlorës, Kandidati dhe Komploti. Libri tashmë është pjesë e tregut botues shqiptar dhe po ngjall interes te lexuesit për tematikat që trajton.
/rtsh.al/