Janullatos bëri bashkë Ramën dhe Berishën, Kaso: Ishte e pashmangshme prania e të dyve, pjesa tjetër barcalet bajate

Ceremonia mortore e Kryepshkopit Anastas Janullatos bëri bashkë dy liderët politikë të vendit kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD, Sali Berisha.
Ulja afër njëri-tjetrit e Berishës dhe Ramës, ku të dy ishin në krahët e kryeministrit grek, Kiriakos Mitcotaqis, pati shumë komente në media.
I ftuar në studion e Qëuo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Sekretari për Çështjet Ligjore PD, Ivi Kaso, tha se ky ishte një rast ku ishte e pashmangshme që të dy liderët politikë të mos ishin bashkë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Janullatos duket se bëri bashkë liderët politikë, Berishën dhe Ramën, si e komentoni?
Kaso: Sigurisht që ceremonia e sotme kishte tjetër qëllim. Ishte momenti përfundimtar i lamtumirës, për një klreik dhe një njeri të amdh kryepeshkoit Janullatos, i cili me misionin e ti për të rindërtuar nga hiri Kishën Autoqefale kur erdhi, e cnisi me shumë kritika dhe e përfundoi si njeriu i gjithëpranuar. I parë nga të gjithë si një njeri që misionin e tij për rindërtimin e Kishës e mabajti të ndarë nga ajo që mund të dyshohej si ndërhyrje e Kishës për punët e shtetit. Le të themi isht një moment që bëri bashkë klasën politike me apo pa dëshirën e njërit apo tjetrit. Zoti Berisha jo vetëm si lider i PD, por edhe si mik personal i kryepeshkopit Janullatos mori ftesë në këtë event. Ishte e pashmangshme prezenca e zotit Berisha në një takim ku sigurisht që përveç kryeministrit grek, nuk mund të mungonte as kryeministri i vendit. Kam dëgjuar dhe barcaleta që Berisha mori edhe karrigen e dikujt, por duket se kjo i paska djegur Ramës dhe shpurës së tij. Është krejtësisht e paimagjinueshme kjo që përpiqen të sajojnë mediat e kryeminsitrit. Kjo është një barcaletë bajate.