E Diel, 1 Nëntor 2026

Java nis me mot të qëndrueshëm dhe temperatura deri në 34°C

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, pa reshje dhe me diell gjatë gjithë ditës.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare do të arrijë deri në 8 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i qetë, me forcë 1–2 ballë.

Temperaturat parashikohen me vlera minimale deri në 11 gradë Celsius dhe maksimale deri në 34 gradë Celsius.

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të krijojnë një ditë të favorshme për aktivitete të ndryshme në natyrë dhe përgjatë bregdetit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›