Jelko Kacin: Kosova mbetet kusht për Serbinë
PRISHTINË- Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë Jelko Kacin, deklaroi se vendimi për anëtarësim në BE për Serbinë është i bazuar në një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Kjo shënon përfundimin e çdo bllokade të Kosovës, sepse esenca e Bashkimit Evropian dhe komunitetit të biznesit është lëvizja e lirë e njerëzve, të mirave ekonomike, shërbimeve, kapitalit dhe ideve", deklaroi Kacin.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë vlerëson se përparimi i mëtejshëm i Serbisë drejt integrimit evropian matet me vepra konkrete e jo me deklaratat e tyre.
Këto deklarata Jelko Kacin i ka bërë dje gjatë qëndrimit në Prishtinë, ku është takuar me zëvendës/kryeminsitrin dhe Ministrin e Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic.
(el.me/BalkanWeb)