E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj Jo ndeshkim perdeputetet demtohet PS

TIRANE- Ne nje interviste per agjencine e lajmeve NOA.al ish-ministri i Ekonomise Arben Malaj jep keshilla per ekzekutivin sesi te permiresoje situaten ekonomiko-financiare duke paralajmeruar njekohesisht se ne qofte se Qeveria kujdeset thjeshte per konsumatoret dhe pengon apo demton bizneset private jo vone pasojat ndjehen ne ekonomi dhe kjo godet konsumatoret apo taksapaguesit. Njeheresh ai nuk ka munguar te deklaroje se situata e krizes ne te cilen Shqiperia ndodhet kerkon masa te forta dhe nje strategji te sakte dhe te miremenduar. Malaj ndalet edhe ne zhvillimet politike duke u fokusuar tek ato brenda PS si dhe ne debatin e hapur se fundi per emrin e ri te Presidentit te vendit. Duke iu referuar deklarimit te liderit historik te PS se kishte dhene vote kunder PS me kryetar aktual Rama deputeti Malaj thekson se Nano nuk ka votuar ndonjehere kunder interesave te vendit e te socialisteve.

Tema me e prekshme globale eshte kriza ekonomike. Ndikimi i saj ne debatet politike eshte rritur ne Shqiperi. Qeveria thote se nuk ka krize tek ne. Ju jeni nje nder zerat me kritike ndaj menyres se si mazhoranca po administron problemin me borxhin publik dhe situaten ekonomike ne pergjithesi. Se fundmi ne nje artikull tuajin trajtoni dhe problemin e sovranitetit te vendeve dhe borxhit publik. Sa e rrezikshme eshte situata ne te cilen ndodhet Shqiperia
Borxhi 60 i PBB eshte nivel i larte per vendin tone. Mesatarja e vendeve te Europes Juglindore eshte rreth 39. FMN i ka kerkuar vendit tone te ule borxhin publik deri ne 50 per nje periudhe afatmesme. Problemi real qendron si ne nivelin e larte te borxhit edhe ne pasigurite qe ka kostoja e financimit te ekonomise per shkak te krizes globale.

Por ka vende qe kane ku borxhi i Prodhimit te Brendshem Bruto arrin te jete deri edhe tre here me i larte se Shqiperia...
Eumlshte e vertete por keto vende kane ekonomi me dinamike me konkurruese dhe kosto financimi te ulet. Ndaj ne duhet se pari te kujdesemi per qendrueshmerine e financave tona publike te ulim borxhin publik te ulim koston e borxhit dhe te ndermarrim reformat strukturore qe ushqejne me mire rritjen e larte dhe te qendrueshme ekonomike.

Z.Malaj pas zgjedhjeve ne Kryesi dhe Sekretariat kreu Rama foli per ekipe te kompletuara dhe struktura gjitheperfshirese. Edhe ju mendoni se u mbyllen problemet ne PS
Modernizimi i partive politike eshte nje proces dinamik i gjate dhe jo i lehte. Eumlshte nje sfide qe duhet te bazohet ne disa objektiva te qarta politike qe duhet te jene ne perputhje me prioritetin e vendit.

Por pa nje koalicion me te gjere a jane te mjaftueshem ekipet dhe programet e PS per te fituar zgjedhjet e vitit 2013 qe eshte synimi juaj Cila do te ishte partia me e arritshme per koalicion por me ndikim ne elektorat
Sistemi aktual zgjedhor kerkon krijimin e koalicioneve sa me te medha por edhe sa me efektive. Sa me te medha per te fituar dhe sa me efektive per te qeverisur ndryshe. Ndaj per krijimin dhe konsolidimin e tyre duhet punuar cdo dite dhe jo kryesisht ne prag te zgjedhjeve apo pas perfundimit te zgjedhjeve. Vendi ka nevoje per koalicione te reformave dhe koalicione mbijetese.

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PS Fatos Nano ka deklaruar ditet e fundit se do kandidoje serish per postin e Presidentit. A shihet z.Nano si nje kandidat konsensual qe mund te shmange krizen presidenciale Mendoni se do te kete lufte votash dhe kalkulime si me 2007
Eumlshte shpejt per te fokusuar debatin publik ne kete moment kritik te vitit 2012. Nje nga vlerat kryesore te Nanos ne politiken shqiptare eshte angazhimi konkrete per ctensonimet e politikes shqiptare. Nuk ka ngurruar per te dhene edhe doreheqjen si kryeminister i vendit apo kryetar partie. Politika shqiptare ka shume te papritura ne kapercimin e krizave te saja politike te cilat i zgjat pa fund dhe i zgjidh ne minuten e fundit.

Pas deklarates se Nanos ka pasur zyrtare te PS qe i kane kujtuar ish-kryetarit faktin se ka deklaruar hapur voten kunder PS pak vite me pare. Eumlshte kjo nje arsye qe e perjashton nga mbeshtetja e PS-se per Presidencen apo mund te shihet si avantazh per Nanon se ka demonstruar ne avance mosmbeshtetje per asnje parti
Nuk besoj qe Nano ka votuar ndonjehere kunder interesave te vendit dhe te socialisteve. Presidenti i ardhshem i vendit patjeter do te kete nevoje per mbeshtetjen e partive politike madje te me shume se nje partie qofte kjo edhe partia me e madhe ne vend sic eshte Partia Socialiste. Sa me e madhe te jete mbeshtetja e partive politike aq me i madhe duhet te jete detyrimi i Presidentit te ardhshem per te punuar per ndarjen dhe pavaresine e pushteteve duke ndihmuar forcimin e shtetit te se drejtes. Jemi rreth 6 muaj perpara nisjes se procedurave ligjore eshte nje kohe e gjate per partite politike per tu fokusuar ne kete debat dhe nje kohe jo e gjate per kandidatet potenciale per te komunikuar me publikun dhe faktoret politike. Momenti i zgjedhjes se presidentit te ri te vendit duhet te jete moment pergjegjshmerie politike dhe jo moment rinisje i grindjeve konflikteve dhe krizave politike.

Ditet e fundit po flitet shume per nje shkarkim te mundshem te z.Kastriot Islami nga Grupi Parlamentar te PS. Brenda partise suaj ka zera pro dhe kunder propozimit te kryetarit Edi Rama. Si e shikoni ju nje shkarkim te mundshem te z.Islami dhe futjen e masave ndeshkimore me statut ne PS
Une mbroj konceptin se efikasiteti i nje force politike vjen nga fleksibiliteti i saj dhe jo nga masa perjashtuese apo disiplina formale. Masat ndeshkuese dhe perjashtuese do te jene te demshme per sfidat politike te Partise Socialiste. Aq me pak ne nuk duhet te synojme rritjen e efikasitetin tone politiko-elektoral duke rritur masat ndeshkimore ndaj cdo deputeti socialist edhe ne rastet kur mospjesemarrja ne votime apo votimi abstenues nuk prodhon nje rezultat politike negative per PS-ne por thjeshte ajo qe quhet shkelje e disiplines. E duke u fokusuar ne rastin e fundit me mospjesemarrjen e tyre koleget deputete te PS nuk i sollen partise ndonje deshtim. Une mendoj se shtimi i rasteve statutore kur nje deputet penalizohet politikisht krijon premisa negative ne ushtrimin e mandateve politike duke i shnderruar deputetet ne thjeshte kartona solidare pa te drejte analize dhe qendrimi te tyrin. Nga ana tjeter aktiviteti i nje deputeti mund te sherbeje si element vleresimi per karrieren e tij politike por ne asnje rast mungesa ne seance parlamentare mos votimi apo votimi abstenues duhet te sherbejne per cregjistrim deputetesh nga Grupi yne Parlamentar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›