E Diel, 1 Nëntor 2026

“Jemi objektivi i radhës i Rusisë” – Sekretari i NATO-s Rutte thirrje aleatëve të rrisin shpenzimet e mbrojtjes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha të enjten se vendet e Aleancës mund të jenë objektivi i radhës i Rusisë. Gjatë Konferencës e Sigurisë së Mynihut në Berlin, ai theksoi se pret që presidenti rus Vladimir Putin të mos e ndalë luftën kundër Ukrainës ndaj vendet duhet të jenë të përgatitur. Sipas tij, Rusia mund të jetë gati të përdorë forcën ushtarake kundër NATO-s brenda pesë vitesh.

“Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë dhe jemi tashmë në rrezik. Kam frikë se shumë njerëz janë të vetëkënaqur në heshtje. Shumë nuk e ndiejnë urgjencën. Dhe shumë të tjerë besojnë se koha është në anën tonë. Nuk është. Koha për veprim është tani“, u shpreh Mark Rutte, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Gjatë fjalimit në Berlin, Rutte tu bëji thirrje vendeve aleate që të rrisin me shpejtësi shpenzimet dhe prodhimin e mbrojtjes për të parandaluar një luftë në shkallën e asaj që kanë përjetuar brezat paraardhës.

“NATO do të duhet të rrisë ndjeshëm praninë e saj ushtarake përgjatë krahut lindor. Dhe aleatët do të duhet të shkojnë shumë më tej dhe më shpejt në shpenzimet dhe prodhimin e mbrojtjes. Forcat tona të armatosura duhet të kenë atë që u nevojitet për të na garantuar siguri. Ukraina duhet të ketë atë që i nevojitet për t’u vetëmbrojtur. Tani! Ne të gjithë duhet ta pranojmë se duhet të veprojmë për të mbrojtur mënyrën tonë të jetesës, sepse gjatë këtij viti, Rusia është bërë edhe më e pamëshirshme ndaj NATO-s dhe Ukrainës”, tha ai.

Në të njëjtin aktivitet, Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul u bëri thirrje partnerëve evropianë të ofrojnë më shumë mbështetje për Ukrainën. “Më shumë aleatë në Evropë duhet të shtojnë urgjentisht përpjekjet e tyre. ”- tha krye diplomati gjerman.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›