E Martë, 3 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen senatori Menendez, shpallet fajtor për korrupsion

Bob Menendez, senator amerikan, dha dorëheqje pasi u shpall  fajtor për 16 akuzat për të cilat akuzohej përfshirë pengimin e drejtësisë, mashtrimin dhe zhvatjen. 

Ai tha në një letër se dita e tij e fundit si senator i SHBA-së do të jetë 20 gushti. Senatori demokrat nga Nju-Xhërsi tha se planifikon ta apelojë vendimin dhe se nuk do që Senati “të përfshihet në një proces të gjatë që do ta dëmtonte punën e tij të rëndësishme”.

Menendez gjithashtu ka qenë edhe kryetar i Komitetit me ndikim për Marrëdhënie me Jashtë, por ka hequr dorë nga ky post, pasi është akuzuar për korrupsion, vitin e kaluar. Vendimi u mor nga një juri në gjykatën federale në Manhatan, pas një gjyqi 9-javor.

Guvernatori i Nju-Xhërsit, Phil Murphy, gjithashtu demokrat, do të emërojë tani një zëvendësues për Menendezin, i cili ka shërbyer si senator që nga viti 2006.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›