Nepal, rrëzohet avioni me 19 pasagjerë!

Një aeroplan i Saurya Airlines me 19 pasagjerë u rrëzua mëngjesin e së mërkurës në Nepal, njoftojnë burime mediatike.
Sipas informacioneve të para, avioni ka dalë nga pista në aeroportin Tribhuvan gjatë ngritjes në Katmandu dhe pas rrëzimit ka marrë flakë.
Disa persona humbën jetën në përplasje, ndërsa piloti u shpëtua, njoftuan burime të policisë.
Avioni i Saurya Airlines u rrëzua rreth orës 11:15 me orën lokale (07:30 me orën italiane), thanë forcat e armatosura nepaleze.
Gazeta Kathmandu Post raportoi se në bord ishin 19 persona, përfshirë ekuipazhin. Avioni ishte rrugës për në Pokhara, një qendër e rëndësishme turistike në vend.
/ rtsh.al /