Juventusi ndryshon listën e UEFA-s para sfidës me AZ Alkmar, Zhegrova përsëri jashtë

Futboll Bota | 39 minuta më parë
Juventusi do të bëjë një modifikim në listën zyrtare të UEFA-s para ndeshjes me AZ Alkmar. Në listë do të përfshihet Jeff Ekhator, i cili do të zërë vendin e Manuel Locatelli-t të dëmtuar. E ka konfirmuar këtë fakt Giovanni Carnevali gjatë asamblesë së aksionerëve.
Mbetet përsëri jashtë listës europiane Edon Zhegrova, pavarësisht paraqitjes së mirë që ka bërë kosovari kohët e fundit dhe kritikave të shtypit italian ndaj trajnerit Spalletti për këtë zgjedhje.
Rregullorja e UEFA-s i lejon klubet e impenjuara në fazën e grupeve të shtojnë vetëm një lojtar në listën A, në rastin kur përballen me një mungesë të detyruar prej më shumë se 60 ditësh. Në këtë situatë, pas rikuperimit të Ekhator dhe kohës së gjatë të mungesës së mesfushorit Locatelli, trajneri Luciano Spalletti ka pasur mundësinë të shtojë opsionet në dispozicion në repartin e avancuar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.