KANADA – Liberalët e kryeministrit Carney fitojnë zgjedhjet parlamentare

OTAVA, 29 prill /ATSH-DPA/ – Liberalët e kryeministrit Mark Carney fituan zgjedhjet parlamentare të Kanadasë, sipas një parashikimi nga transmetuesi publik CBC.
”Është shumë herët për të thënë nëse do të jenë pakicë apo shumicë”, raportoi CBC.
Një parti duhet të fitojë 172 vende për të formuar një qeveri shumice.
Carney, një ish-bankier, fitoi mbështetje javët e fundit, i përkrahur nga qëndrimi luftarak tregtar i presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe kërcënimet për aneksim.
Konservatorët e opozitës, të udhëhequr nga Pierre Poilievre, bënë fushatë mbi një platformë uljeje taksash dhe ulje të shpenzimeve qeveritare.
Rreth 29 milionë kanadezë ishin të kualifikuar për të zgjedhur të 343 anëtarët e Dhomës së Komuneve në Otava./ a.jor.