KIEV – Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë qindra të burgosur lufte

KIEV, 2 tetor/ATSH-DPA/ – Rusia dhe Ukraina kanë kryer sërish një shkëmbim të të burgosurve të luftës, ku secila palë ka liruar nga 185 ushtarë, njoftuan sot Ministria ruse e Mbrojtjes dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Gjithashtu, nga 20 civilë nga secila palë u lejuan të kthehen në vendet e tyre.
Sipas Zelensky, ushtarët ukrainas të liruar kishin shërbyer në portin juglindor të Mariupolt dhe në uzinën e çelikut Azovstal, si edhe në centrale bërthamore të Çernobilit. Shumica e tyre kishin qenë nrobër që nga viti 2022.
Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se shkëmbimi u zhvillua në kufirin midis Ukrainës dhe Bjellorusisë. /Ad.Ab./