E Hënë, 2 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky: Paqe për Ukrainën pas armëpushimit në Gaza

KIEV, 13 tetor /ATSH – DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu shpresën për një zgjidhje paqësore të konfliktit në vendin e tij, pas përparimit të arritur në luftën në Gaza.

“Agresioni rus mbetet burimi i fundit global i destabilizimit,” shkroi Zelensky në rrjetet sociale.

“Nëse në Lindjen e Mesme është arritur armëpushim dhe paqe, atëherë udhëheqja dhe vendosmëria e aktorëve globalë mund të funksionojnë edhe për Ukrainën”, tha ai.

Zelensky iu drejtua posaçërisht presidentit amerikan Donald Trump, i cili ndërmjetësoi marrëveshjen e paqes midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas.

Ukraina po përballet me një pushtim të plotë rus prej më shumë se tre vitesh e gjysmë, me ndihmën e Perëndimit.

Presidenti Trump është përpjekur të ndërmjetësojë fundin e luftës ruso-ukrainase që prej marrjes së detyrës në janar, por përpjekjet e Uashingtonit deri tani nuk kanë dhënë rezultat. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›