KIEV – Zelensky: Po punojmë me SHBA-në mbi një plan rindërtimi pas lufte

KIEV, 10 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Çdo ditë ne bisedojmë me të gjithë partnerët tanë, praktikisht 24/7, për të identifikuar masa të qëndrueshme dhe realiste për t’i dhënë fund luftës, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram.
‘’Gjithçka duhet të jetë e besueshme dhe dinjitoze për Ukrainën. Sot, është planifikuar të zhvillojmë diskutime me palën amerikane në lidhje me një dokument që do të detajojë procesin e rindërtimit dhe zhvillimit ekonomik të Ukrainës pas luftës’’, shtoi ai.
Paralelisht, po finalizojmë punën për një dokument themelor prej 20 pikash që mund të përcaktojë parametrat për përfundimin e luftës, dhe planifikojmë t’ia paraqesim dokumentin Shteteve të Bashkuara në të ardhmen e afërt, pas punës sonë të përbashkët me ekipin e presidentit Trump dhe partnerët në Evrop뒒, shkroi Zelensky.
Kjo javë mund të sjellë zhvillime të reja për të gjithë ne dhe t’i japë fund gjakderdhjes. Le të fillojmë nga supozimi se paqja nuk ka alternativë, dhe pyetjet kryesore janë se si ta detyrojmë Rusinë të ndalojë vrasjet dhe çfarë, konkretisht, do ta pengojë atë nga një pushtim i tretë. Faleminderit të gjithëve që mbështesin Ukrainën!” përfundoi Zelensky. /os/