E Diel, 1 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky: SHBA na jep garanci sigurie vetëm nëse heqim dorë nga Donbasi

KIEV, 26 mars /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara e kanë bërë ofertën e tyre për garanci sigurie të nevojshme për një marrëveshje paqeje në Ukrainë të kushtëzuar me dorëzimin e të gjithë rajonit lindor të Donbasit nga Kievi ndaj Rusisë, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky

“Amerikanët janë të gatshëm të finalizojnë garancitë e nivelit të lartë sapo Ukraina të jetë gati të tërhiqet nga Donbasi”, deklaroi udhëheqësi i Kievit.

”Një tërheqje e tillë do të kompromentonte sigurinë si të Ukrainës, ashtu edhe të Evropës”, shtoi Zelensky.   /os/.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›