E Diel, 1 Nëntor 2026

Ura e Kasabashit, dëshmi e mjeshtërisë tradicionale shqiptare


TIRANË, 26 mars/ATSH/ Pranë qytetit të Çorovodës, ngrihet një nga dëshmitë më të bukura të mjeshtërisë tradicionale shqiptare, Ura e Kasabashit.

Kjo urë është një perlë e trashëgimisë kulturore shqiptare, që ia vlen të zbulohet nga afër. Ajo është ndërtuar rreth shekullit XVII me gurë lumi e mali dhe ka qenë pjesë e rrugës së vjetër të karvaneve Berat–Skrapar–Korçë.

Me tre qemerët e saj karakteristikë dhe dritaret shkarkuese, ajo mbetet një shembull i rrallë i arkitekturës së kohës. Kjo vepër mban statusin “Monument Kulture”, Kategoria I. Ajo futet në tipologjinë e urave simetrike. Mendohet që ura të jetë një vepër e arkitekt Kasëmit nga fshati Grëmsh. Kjo mund të hamendësohet edhe nga emërtimi i urës (Kasabash-mjeshtër Kaso-Kasëmi).

Ura e Kasabashit është ndërtuar mbi një degë të lumit Osum. Ajo ndodhet rreth 1 km larg qytetit të Çorovodës, në veri të tij. /j.p/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›