Numërimi i votave vijon në të gjithë vendin, nga rezultati i 2627 qendrave PS 52,7% dhe PD 34,99%

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit po vijon në të gjithë vendin, ku janë numëruar 2627 qendra votimi nga 5225 në total.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave deri në orën 16:00 kryeson Partia Socialiste me 358 459 vota ose 52,7% të tyre, ndërsa Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet e dyta me 231 206 vota ose 34,99%.
Forca e tretë politike sipas të dhënave deri tani renditet Partia Socialdemokrate me 26 587 vota ose 3,91%.
Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 23 160 ose 3,41%.
Partia “Mundësia” ka marrë 18 842 vota ose 2,77%.
“Lëvizja Bashkë” ka marrë 8927 vota ose 1,31%.
Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 7792 vota ose 1,15%.
Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 2491 vota ose 0,37%.
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 1292 vota ose 0,19%.
Lëvizja Atdheu ka marrë 916 vota ose 0,13%.
Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 481 vota ose 0,07%.
/m.m/r.e/