E Diel, 1 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky i propozon Moskës armëpushim energjetik në përgjigje të krizës së naftës

KIEV, 30 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vendi i të cilit ka intensifikuar sulmet ndaj objekteve ruse të naftës në javët e fundit, i propozoi sot Moskës një armëpushim energjetik, në përgjigje të krizës së shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme.

”Ukraina kohët e fundit mori sinjale nga disa prej partnerëve tanë duke i kërkuar asaj të “zvogëlojë sulmet tona kundër sektorit rus të naftës”, u tha Zelensky gazetarëve.

“E theksoj edhe një herë se nëse Rusia është e përgatitur të mos godasë sektorin energjetik të Ukrainës, as ne nuk do ta godasim sektorin e tyre të energjisë si kundërpërgjigje”, shtoi ai./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›