E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kosovë, 2063 gjoba trafiku në 24 orë

PRISHTINË, 28 tetor /ATSH/ Policia e Kosovës ka shqiptuar 2063 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 43 aksidente trafiku me dëme materiale, 21 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar, transmeton KosovaPress.

Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona, 9 janë dërguar në mbajtje, kurse 1 person është në vuajtje të dënimit.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›