KINEMA – Brigitte Bardot varroset pranë kafshëve të saj

PARIS, 29 dhjetor /ATSH/ – Diva e kinemasë Brigitte Bardot, e cila ndërroi jetë dje në moshën 91 vjeç, do të varroset në kopshtin e saj pranë detit, aty ku prehen edhe kafshët e saj, deklaroi Wendy Bouchard, një mikeshë e vjetër e aktores, shkruan corriere.it.
“Ishte dëshira e saj dhe do të respektohet., Ajo dëshironte që të prehet pranë atyre që i donte aq shumë … kafshëve shtëpiake të saj”, shtoi Bouchard.
Sipas Bouchard, ‘’Bardot do të varroset me thjeshtësi dhe maturi të plot뒒.
Detajet në lidhje me funeralin e saj nuk janë bërë ende të ditura. /os/