KINEMA – Ornella Muti rrëfehet, nga historia me Celentanon te dashuria e saj për Montezemolon

ROMË, 15 tetor /ATSH-ANSA/ – Aktorja e shquar italiane Ornella Muti, në një intervistë për Corriere della Sera ka rrëfyer mbi punën, jetën e saj private, marrëdhëniet dhe përvojat, duke rikthyer në histori momentet kryesore të jetës së saj me rastin e publikimit të autobiografisë së saj “Questa non è Ornella Muti”.
Aktorja, e cila mbushi 70 vjeç marsin e kaluar, gjithmonë i ka kushtuar shumë rëndësi dashurisë, një teme të cilës i kushtoi hapësirë të konsiderueshme gjatë intervistës së saj me Candida Morvillo, duke kujtuar marrëdhënie të rëndësishme si ato me bisnesmenin e Maranelos, Luca di Montezemolo dhe ato me aktorin Adriano Celentano.
Historia rozë me Luca di Montezemolo-n
“Gjithmonë i kam ‘’armatosur’’armiqtë e mi. Me gjithë alegrinë time, ndër të tjera u kam thënë : Merre, të jap shpatën e zjarrit’’, thekson ajo duke qeshur.
‘’Edhe unë kam bërë rrëmujërrat e mija. Por në dashuri, atë të shëndetshme besoj besoj akoma’’, thekson Ornella Muti, duke zbuluar se i dashuri im i parë ishte Luca di Montezemolo, që sigurisht unë nuk e kam thënë por ka dalë edhe nëpër gazeta’’, shton ajo.
Gruaja e parë e Montezemolo-s, Sandra Monteleoni, kishte zbuluar edhe një letër dashurie të tyre 40 vjet më parë.
“Isha 16 vjeç. Kam kujtime të mrekullueshme për Lucën, sepse ai ishte i çmendur, i çmendur: ai vraponte papritur dhe në mes të rrugës dhe bërtiste, ‘Të dua!’. Ai më dha një unazë martese. Ishte vërtet qesharake. Më pëlqen shumë të qesh. Jetohet vetëm një herë dhe pastaj qajmë gjithmonë.
Sa i përket arsyeve të ndarjes së saj me sipërmarrësin, aktorja shpjegoi se ajo përfundoi sepse ‘’nuk e dija që ai kishte një të dashur tjetër, një të rangut më të lartë. Ai zgjodhi Sandrën dhe pastaj u martua me të”.
Historia me Adriano Celentanon
Adriano Celentano ishte një tjetër burrë i rëndësishëm në jetën e saj dashurore.
‘’Ai më tha që ishim bashkë, pa më kërkuar leje. Do të shtoja se ishte një lidhje e shkurtër, por një histori dashurie. E kam thënë edhe më parë: Gjithmonë bie në dashuri kur dikush është argëtues. Dhe ai ishte, shumë. E tradhtova burrin tim, i cili në atë kohë ishte Federico Facchinetti, gjë që ishte e tmerrshme. Ndoshta tradhtova sepse më tradhtuan, por ndonjëherë, është vetëm një justifikim. Dhe pastaj mbaroi me Adrianon. Madje do të kisha qëndruar. Por kështu shkoi, dhe ishte më mirë kështu”, rrëfen ajo.
Debutimi im në film nuk ishte i lehtë. Gjithmonë jam ndjerë jashtë vendit në botën e kinemasë. Debutimi im ishte rastësisht, në moshën 14 vjeç. Isha tepër e turpëruar, por për filmin “Gruaja më e Bukur” më paguan një milion lireta dhe babai im kishte vdekur: na duheshin lekë në shtëpi’’, rrëfen ajo. /os/