KINEMA – Rëndohet gjendja shëndetësore e Bruce Willis

NJU JORK, 31 gusht /ATSH-ANSA/ – Ylli i Hollivudit, Bruce Willis është zhvendosur në një shtëpi të posaçme, ku jeton me një ekip kujdestarësh, pasi shëndeti i tij mendor është përkeqësuar.
“Ishte një vendim i vështirë për t’u marr”, tha gruaja e tij, Emma Heming.
“Por, kjo është ajo që ai do të kishte dashur”, shtoi ajo në një intervistë me Diane Sawyer të ABC.
Ylli i ”Die Hard” ka vuajtur prej kohësh nga një formë progresive e demencës.
“Bruce do të kishte dashur që Mabel dhe Evelyn të jetonin në një shtëpi të projektuar për nevojat e tyre, jo të tijat”, tha gruaja e aktorit.
”Shtëpia e dytë është afër shtëpisë së familjes, dhe vajzat, të moshës 13 dhe 11 vjeç, e shohin babanë e tyre shpesh”, shtoi ajo.
Testet fillestare laboratorike mbi organoidet e trurit janë pozitive.
Willis ka tre fëmijë të tjerë të rritur me Demi Moore, Rumer, 37 vjeç, Scout 34 vjeç dhe Tallulah 31 vjeçe.
”Aktori fizikisht është shumë mirë, por truri i tij po dështon, së bashku me aftësinë e tij për të komunikuar me botën e jashtme”, zbuloi Heming disa ditë më parë./ a.jor.