E Diel, 1 Nëntor 2026

KLP miraton kandidatët për SPAK, katër prokurorë në garë për kreun e Strukturës së Posaçme

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar këtë të hënë listën me katër kandidatët që do të garojnë për postin e kreut të SPAK-ut.

Në garë do të jenë prokurorët aktualë të kësaj strukture: Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Klodian Braho dhe Elvin Gokaj.

Lista u miratua me 10 vota pro, duke konfirmuar se të katërt  kandidatët plotësojnë kriteret për të vijuar më tej garën për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Në vijim, KLP do të thërrasë kandidatët për intervistë, ku secili prej tyre do të ketë mundësinë të paraqesë platformën dhe vizionin e tij për drejtimin e SPAK, ndërsa do të vlerësohet edhe përvoja e tyre profesionale.

Altin Dumani që drejton SPAK prej tre vitesh do t’i dorëzojë stafetën njërit prej këtyre katër emrave më 18 dhjetor./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›