E Martë, 3 Nëntor 2026

KLP nis verifikimin e pasurisë për 8 kandidatë për prokurorë

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh sot në seancë plenare, në prani të anëtarëve dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe misioneve OPDAT dhe EU4 JUSTICE.

Në nisje të seancës u propozua për t’i shtuar rendit të ditës, diskutimin mbi fillimin e verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për t’u pranuar në Formimin Fillestar në vitin akademik 2025-2026, të Shkollës së Magjistraturës, si dhe caktimin e relatorit për secilin kandidat.

Gjithashtu, Këshilli vendosi të tërheqë nga rendi i ditës, projekt-raportin e Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Artan Shtrungza, për ta hedhur në diskutim në një seancë tjetër.

Pasi u njoh me relacionet përkatëse nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli miratoi unanimisht 3 raporte të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorët, Anita Jella, Marjeta Zaimi dhe Albert Kuliçi.

Në vijim, Këshilli miratoi fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës për 8  kandidatët profili prokuror, për t’u pranuar në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2025 -2026.

Pas hedhjes së shortit për caktimin e relatorit përgjegjës, procedurat e verifikimit për secilin kandidat do të kryhen nga relatorët si vijon:

1. Jurgen Vatnikaj Moisi Duda

2. Ornela Braçe Moisi Duda

3. Megi Bejtja Erind Mërkuri

4. Kristian Prela Olger Eminaj

5. Trejsi Shehu Erind Mërkuri

6. Sixheljana Hoxha Olger Eminaj

7. Elton Jushi Olger Eminaj

8. Jonada Zyberaj Erind Mërkuri

/m.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›