E Martë, 3 Nëntor 2026

KORE E JUGUT – I majti Lee Jae Myung fiton zgjedhjet presidenciale

SEUL, 3 qershor /ATSH-DPA/ – Kandidati i majtë Lee Jae Myung ka fituar zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut, me rivalin konservator Kim Moon Soo që pranon humbjen, raporton agjencia e lajmeve Yonhap.

”Miliona qytetarë votuan sot në zgjedhjet e parakohshme të shkaktuara nga shkarkimi i ish-presidentit Yoon Suk Yeol për shkak të përpjekjes së tij të dështuar për vendosjen e ligjit të luftës.

Sondazhet e mëparshme gjithashtu e vendosën Lee Jae-myung përpara Kim Moon-soo të partisë në pushtet, një ish-anëtar i kabinetit të Yoon.

Zgjedhjet janë formësuar nga pasojat e lëvizjes së shkurtër, por katastrofike të Yoon në dhjetor, e cila shkaktoi protesta përçarëse dhe muaj kaosi politik.

Presidenti i ri përballet me një vend të polarizuar, biznese të shqetësuara për tarifat amerikane dhe një aleat të paparashikueshëm te presidenti amerikan, Donald Trump”, sipas BBC./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›