E Diel, 1 Nëntor 2026

KPA lë në fuqi konfirmimin në detyrë të Albana Palajt

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli të mërkurën vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të ndihmëses ligjore pranë Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, Albana Palaj.

Palaj ishte konfirmuar më herët në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në korrik 2024. Kundër këtij vendimi u paraqit ankim nga Komisioneri Publik.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, si dhe anëtarët Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, vendosi në mënyrë unanime lënien në fuqi të vendimit të KPK-së.

Vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›