KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 25,21 për qind

PRISHTINË, 12 tetor /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 në zgjedhjet lokale kanë votuar 510 mijë e 525 qytetarë apo 25,21 për qind.
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të qetë.
Ai theksoi se në të gjitha rastet kur ka paqartësi apo problematika në zgjedhjet e sotme, KQZ-ja është duke i trajtuar.
/Kosovapress/