E Martë, 3 Nëntor 2026

KRETË – Një tërmet 6,0 ballë Rihter trondit zonën detare midis Kasosit dhe ishullit

KRETË, 14 maj /ATSH-ANA/ – Një tërmet me magnitudë 6,0 ballë sipas shkallës Rihter ndodhi sot në orën 01:51 në zonën detare, të vendosur 19 kilometra në jugperëndim të ishullit Kasos (në lindje të Kretës), në një thellësi fokale prej 35 kilometrash, sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Qendra Gjermane e Kërkimit të Gjeoshkencave (GFZ) vlerësoi se magnituda e tërmetit ishte 6,3 ballë, me një thellësi fokale prej afërsisht 83 kilometrash.

Korrespondenti i ANA-MPA në Rodos raportoi se tërmeti u ndje në të gjithë Dodekanezin.

Korrespondenti i ANA-MPA në Hania raportoi se tërmeti u ndje kryesisht në Kretën lindore.

Sipas informacionit fillestar nga departamenti i zjarrfikësve, nuk u raportuan dëme./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›