VIDEO/ 60-vjeçari lyen me benzinë dhe djeg makinën e fqinjit në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 60-vjeçar, i cili akuzohet se dy ditë më parë dogji makinën e fqinjitt.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Demir Zyko” në kryeqytet.
Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi S. Gj., 60 vjeç, banues në rrugën “Demir Zyko”.
Ky shtetas dyshohet se më datë 06.07.2025, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse automjetin e fqinjit të tij, shtetasit R. M./vizionplus.tv