E Martë, 3 Nëntor 2026

Kabllot e internetit të varura, Bashkia Shkodër afat kompanive t’i heqin deri më 15 gusht

Kabllot e internetit të varura kudo nëpër Shkodër janë një problem jo vetëm estetik, por dhe i rrezikshëm për banorët.

Prej disa ditësh, Bashkia Shkodër dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit kanë nisur sistemimin e kabllove pranë pallateve, që i janë nënshtruar procesit të restaurimit të fasadave.

Nga ana e bashkisë Shkodër i është kërkuar të gjithë subjekteve që ofrojnë shërbim interneti, saktësisht 26 të tillave, që të bëjnë vetë brenda datës 15/08/2024, heqjen e linjave kabllore ajrore për të cilat nuk janë pajisur me lejen përkatëse, si edhe atyre ekzistuese jashtë funksionit.

Fatkeqësisht raste të tilla abuzimi nuk janë të pakta e në çdo rast shkeljeje, Bashkia do të ndërhyjë duke shkëputur linjat e duke ndëshkuar me forcën që jep ligji thonë në deklaratën e saj bashkia e Shkodrës.

Gazetare: M Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›