E Martë, 3 Nëntor 2026

Nga Kina në Shqipëri me biçikletë, udhëtimi i jashtëzakonshëm i vlonjatit Gentian Qejvanaj

Gentian Qejvanaj, u nis me 30 qershor nga Kina me biçikletë për të bërë një rrugëtim të gjatë, plot sfida dhe emocione.

Përshkoi shtatë shtete Uzbekistanin, Taxhikistanin, Kyrgystanin,  Azerbaxhanin, Gjeorgjinë, Turqinë dhe Greqinë për të mbërritur në Vlorë.

Me 4 gusht hyri në Shqipëri nga pika kufitare e Qafë Botës, ndërsa mbrëmjen e 5 qershorit në qytetin e tij të lindjes.               

Pas mbërritjes në Vlorë, çiklisti ka marrë edhe flamurin e Qytetit Europian të Sportit për vitin 2024 nga nënkryetari i bashkisë, Klevis Kaso dhe drejtoresha e klubit shumësportesh Elona Hasanaj.

Gentiani jeton prej 10 vitesh në Kinë dhe beson se ky udhëtim do të shërbeje edhe si një promovim për Vlorën turistike dhe Shqipërinë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›