Kadastra kompetencë e Bashkive, kryebashkiakët e Dibrës kërkojnë ndarjen e përgjegjësive dhe funksionet administrative

Për kryebashkiakët e qarkut Dibër, Kadastra duhet të kalojë në kompetencë të bashkive, si pjesë e ndryshimeve në reformën territoriale.
Gjatë dëgjesave në Komisionin e Posaçëm, ata theksuan se reforma e vitit 2014 ka nevojë për përmirësime, veçanërisht në ndarjen e përgjegjësive dhe funksioneve administrative.
“Që shërbimet të ofrohen më mirë, që bashkia të ketë kompetencë më shumë siç është pjesa e kadastrës, pjesa e arsimit para universitar, pjesa e njësive vendore e njësive shëndetësore”, u shpreh Festime Mjeshtri, Bashkisë Bulqizë.
“Kadastra urbane në fakt duhet të jetë kompetencë e bashkisë , Bashkia e Klosit është një territor në zhvillim fal rrugës së Arbrit dhe kërkesat janë të mëdha”, u shpreh Valbona Kola.
Përveç turit në çdo qytet për të dëgjuar opinionet e qytetarëve, Komisioni i Posaçëm po zhvillon paralelisht edhe dëgjesa me kryetarët e bashkive, me qëllim marrjen e mendimeve për ndryshimet në reformën territoriale.
/rtsh.al/