E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadastra nis afishimin publik për regjistrimin fillestar të pasurive në 9 fshatra të Shkodrës

TIRANË, 2 prill /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur afishimin publik në kuadër të procesit të regjistrimit fillestar të pasurive në nëntë fshatra të qarkut Shkodër.

Banorët e zonave përkatëse kanë mundësi të verifikojnë të dhënat e pasurive të tyre, si dhe listat përkatëse me sipërfaqet dhe pronarët e identifikuar, pranë njësive administrative ku zhvillohet procesi.

Afishimi publik po realizohet në këto njësi administrative dhe zona kadastrale:
Njësia Administrative Shalë: Abat (ZK 1000) dhe Gimaj (ZK 1714)
Njësia Administrative Shosh: Brashtë (ZK 1264), Nikaj-Shosh (ZK 2792) dhe Palaj (ZK 2859)
Njësia Administrative Pult: Bruçaj (ZK 1289), Gjuraj (ZK 1769), Plan (ZK 2979) dhe Xhan (ZK 3853)

Sipas njoftimit të ASHK-së, qytetarët që konstatojnë pasaktësi apo kanë pretendime mbi të dhënat e publikuara, mund të paraqesin kërkesë me shkrim pranë njësive administrative përkatëse Shalë, Shosh dhe Pult ose pranë Drejtorisë Vendore të ASHK në Shkodër.

“Procesi i afishimit publik është një fazë e rëndësishme që synon garantimin e saktësisë së të dhënave dhe transparencës në regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, theksoi ASHK-ja.

e.xh/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›