Kadastra nis afishimin publik për regjistrimin fillestar të pronave në disa fshatra të Shkodrës

TIRANË, 9 mars /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur procesin e afishimit publik për regjistrimin fillestar të pronave në disa zona të Bashkia Shkodër.
Sipas njoftimit zyrtar, për një periudhë 45-ditore, banorët kanë mundësi të verifikojnë listat e pronave, sipërfaqet përkatëse, emrat e pronarëve të identifikuar si dhe hartat kadastrale të zonave.
Procesi i afishimit publik përfshin zonat kadastrale Darragjat (ZK 1448), Mali i Gjymtit (ZK 2564) dhe Pentar (ZK 2904).
Afishimi publik po kryhet në godinën e Njësisë Administrative Dajç, ku qytetarët mund të njihen me të dhënat e regjistrimit fillestar të pronave.
Kadastra njofton se, për çdo pretendim apo paqartësi, qytetarët mund të paraqesin kërkesë me shkrim pranë zyrës së afishimit publik ose pranë Drejtorisë Vendore të ASHK në Shkodër, brenda afatit të përcaktuar.
Ky proces synon saktësimin dhe formalizimin e të dhënave të pronësisë, si dhe përmirësimin e regjistrit kadastral në përputhje me standardet e administrimit të pronave.
/e.xh/a.f/