E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadastra pajis me dokument pronësie 67 objekte fetare në Shkodër

TIRANË, 2 qershor /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka përfunduar pajisjen me dokumente pronësie të 67 objekteve fetare në qarkun e Shkodrës, duke përfshirë kisha, xhami dhe objekte mbështetëse të tyre.

Sipas njoftimit të Kadastrës, procesi synon garantimin e sigurisë juridike të pronësisë për institucionet fetare, si dhe mbrojtjen e trashëgimisë historike, kulturore dhe shpirtërore që këto objekte përfaqësojnë.

Kadastra vlerëson se formalizimi i pronësisë së objekteve të kultit është një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe administrimin e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Çdo dokument pronësie është më shumë se një procedurë administrative, është një garanci për mbrojtjen e vlerave, forcimin e harmonisë fetare dhe për trashëgiminë që do t’u lëmë brezave të ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Ky proces kontribuon në konsolidimin e statusit ligjor të objekteve fetare dhe në ruajtjen e vlerave që ato mbartin për komunitetet dhe shoqërinë shqiptare.

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›