E Diel, 1 Nëntor 2026

Kozeli diskuton me banorët e Kaninës për problematikat infrastrukturore

TIRANË, 2 qershor /ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARrSh), Ami Kozeli, së bashku me deputetin Vullnet Sinaj, zhvilluan një takim me banorët e fshatit Kaninë në Vlorë.

Gjatë takimit u trajtuan shqetësimet e ngritura nga banorët dhe u diskutuan mundësitë për zgjidhjen e tyre, me fokus në përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës në zonë.

Kozeli theksoi rëndësinë e zhvillimit të infrastrukturës si një domosdoshmëri për komunitetet lokale, duke nënvizuar se institucionet do të vijojnë të dëgjojnë qytetarët dhe të adresojnë problematikat që lindin gjatë zbatimit të projekteve.

“Zhvillimi i infrastrukturës është një domosdoshmëri, dhe ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme që të ecë paralelisht me dëgjimin e qytetarëve dhe zgjidhjen e problematikave që lindin gjatë zbatimit të projekteve”, tha Kozeli.

1 nga 3

/e.xh/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›