E Premte, 6 Nëntor 2026

Kaja Kallas: Marrëveshjet mes Rusisë dhe SHBA-së për Ukrainën nuk do të zbatohen pa Evropën

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka deklaruar se çdo marrëveshje e mundshme mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për Ukrainën duhet të përfshijë edhe Evropën, duke paralajmëruar se marrëveshjet e arritura pa pjesëmarrjen e saj nuk do të zbatohen nga vendet evropiane.

“Çdo marrëveshje duhet të zbatohet dhe, që ajo të zbatohet, është e nevojshme përfshirja e Evropës. Nëse ne nuk jemi pjesë e saj, nuk do ta zbatojmë”, u shpreh Kallas.

Ajo iu referua përpjekjeve të mëparshme për arritjen e marrëveshjeve mes Moskës dhe Uashingtonit, duke përmendur edhe atë që e cilësoi si “Marrëveshja e Anchorage”, e cila, sipas saj, nuk mori mbështetjen e Evropës.

“Ne kemi parë tashmë përpjekje në këtë drejtim, si Marrëveshja e Anchorage. Por kjo nuk funksionoi pikërisht sepse Evropa nuk e mbështeti. Ne duhet të jemi pjesë e këtyre diskutimeve”, deklaroi shefja e diplomacisë së BE-së.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›