E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaka: Ronaldo do të shpallet lojtari më i mirë i botës

Superstari brazilian Kaka beson se lojtari i Manchester United Cristiano Ronaldo do të shpallet sivjet lojtari më i mirë në botë.

Mesfushori i Milanit shkëlqeu në vitin 2007, duke fituar si çmimin Lojtari më i mirë i vitit të FIFA-s ashtu edhe Topin e Artë Euripian.

“Besoj se kandidati numër një është tashmë Cristiano Ronaldo, pasi ai ka bërë shumë në Champions League me Manchester United” – tha Kaka për mediat.

Megjithatë ai nuk përjashton edhe veten nga gara.

“Edhe për mua ka shance por sa gjysma e Ronaldos” – tha ai.

Sezoni 2007/2008 ka qenë zhgënjyes për Milanin.

Ata kishin si target Kupën e FIFA-s dhe nuk patën kohë të fokusoheshin sezonit normal.

Kaka ka shumë besim për arritje të tjera në sezonin e ardhshëm.

“Do të jetë një sezon i ri me shumë surpriza” – tha 26 vjeçari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›