E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, sekuestrohen 4.8 milionë lekë dhe 7400 euro

TIRANË, 9 mars /ATSH/ Policia kufitare e Kakavijës, njoftoi sot se me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në dalje, u krye kontroll në çantën e shtetases T. Sh., ku u gjetën 7400 euro dhe 4 800 000 lekë, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Sipas policisë, në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen T. Sh., banuese në Elbasan.

Gjithashtu, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, shuma e lekëve dhe eurove.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›