Kalabri, tërmet i fortë me magnitudë 6.2, lëkundje në të gjithë jugun e Italisë, nuk raportohen dëme

6.2 është tërmeti i regjistrua pak pas mesnate në bregdetin kalabrez të Amanteas, në Kozenca në Italinë e jugut, lëkundje që u ndien pothuajse edhe në rajone të tjera.
Me qendër në Kozenca, epiqendra u lokalizua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë dhe thellësia e tërmetit ishte 250 kilometra në thellësi.
Mediat italiane raportojnë se banorët dolën në rrugë dhe nga ana e institucioneve përkatëse në shtetin fqinj, deri tani nuk është raportuar për dëme.
Kryebashkiaku i qytetit më të goditur nga lëkundjet e forta të mëngjesit të kësaj të marte, është shprehur se situata aktualisht është e qetë.
Lëkundjet e tërmetit që u ndien edhe në rajone të tjera si Kampania dhe në zona përreth vullkanit Vezuv, por edhe në Puglia nuk kanë sjellë damë edhe në këto zona por situata vijon të jetë në kontroll.
/rtsh.al/