E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kalendari i “hekurt” i negociatave/ Tirana dhe Brukseli do diskutojnë 31 kapituj në 12 muaj

Komisioni Europian nuk do të humbë më kohë, pas mbylljes së 4 kapitujve të parë, synon që brenda 2 muajve të fundit të 2026 të mbyllë dhe 6 kapituj të tjerë.

KALENDARI I NEGOCIATAVE PËR SHQIPËRINË

KAPITUJT BRENDA 2026

  1. Pronësia intelektuale
  2. Politika ekonomike dhe monetare
  3. E drejta e shoqërive tregtare
  4. Peshkimi dhe akuakultura
  5. Rrjetet transeuropiane
  6. Politika e jashtme dhe sigurisë

Pra, brenda 2026, me këtë kalendar, Shqipëria mbyll 10 kapitujt e parë negociues.

Në 6 mujorin e parë të 2027, planifikohet mbyllja e 10 kapitujve të tjerë negociues për Shqipërinë.

Duke nisur me

KALENDARI I NEGOCIATAVE PËR SHQIPËRINË

KAPITUJT JANAR-QERSHOR 2027

  1. Prokurimi publik
  2. E drejta dhe liria për të ofruar shërbime
  3. Lëvizja e lirë e kapitalit
  4. Transformimi digjital dhe media
  5. Bashkimi Doganor
  6. Kontrolli financiar
  7. Politika e transportit
  8. Politika sociale dhe punësimi
  9. Shërbimet financiare
  10. Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit

6 mujori i dytë, që do të jetë dhe kilometri i fundit i negociatave, pritet të jetë dhe më i vështiri nga cilesia dhe sasia.

Përtej numrit të madh të kapitujve që do të duhet të mbyllen brenda një kohe të shkurtër, 15 kapituj, të cilët do të jenë dhe më të vështirët. Nga siguria ushqimore, bujqësia, mjedisi e deri tek gjyqesori e drejtësia.

Grupikapitulli Themeloret do të vendosin përfundimisht mbylljen e negociatave në dhjetor 2027.

KALENDARI I NEGOCIATAVE PËR SHQIPËRINË

KAPITUJT KORRIK-DHJETOR 2027

  1. Lëvizja e lirë e punëtorëve
  2. Politika e konkurrencës
  3. Bujqësia dhe zhvillimi rural
  4. Tatimet
  5. Lëvizja e lirë e mallrave
  6. Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare
  7. Statistikat
  8. Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore
  9. Energjia
  10. Mjedisi dhe ndryshimet klimatike
  11. Gjyqësori dhe të drejtat themelore
  12. Drejtësia, liria dhe siguria
  13. Dispozitat financiare dhe buxhetore
  14. Institucionet
  15. Çështje të tjera

Por parimisht, Komisioni Europian i ka rekomanduar me këtë udhërrëfyes Këshillit të BE, të mos humbasë kohë, dhe të nisë paralelisht hartimin e Traktatit të Anëtarësimit përgjatë 2027 ndërkohë që Shqipëria mbyll negociatat një pas një.

E njëjta rrugë që BE ndoqi edhe me Malin e Zi.

Ky Traktat do të jetë gati për vitin 2028, kur Shqipëria sipas planit të ketë mbyllur negociatat dhe kalojë në nivelin tjetër, të vijojë me procedurat për anëtarësim me të drejta të plota në BE.

Anëtarësimi synohet të ndodhë në 2030, sipas objektivit që ka Shqipëria, por Brukseli nuk ka përjashtuar edhe 2029-ën. Deri atëherë, udhërrëfyesi i KE ka kalendarin për anëtarësimin gradual.

Dialogu për këtë instrument të ri europian, do të fillojë në 3-mujorin e parë të 2027. BE do të përgatisë fillimisht një paketë financiare në mbështetje të Shqipërisë, ndërsa Shqipëria me integrimin gradual do të ketë mundësinë të ketë akses në tregun e përbashkët europian dhe lëvizjen e lirë, sidomos në sektorët e energjisë, transportit, sektorit dixhital, siguri dhe mbrojtje, biznes dhe përfitimet për qytetarët. Për fusha specifike, Shqipëria do të duhet të plotësojë kushte për të përfituar tregu ekonomik, para se të anëtarësohet plotësisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›