E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, tentojnë të bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Aktualitet | 22 minuta më parë

Facebook

Protesta e sotme para Kryeministrisë ka pasur një moment tensioni. Në zbatim të Aktit Normativ, policia u ka dhënë dy aktivistëve fletën e gjobës për zhvillimin e tubimit, i cili pengonte qarkullimin rrugor. Por ata kanë kundërshtuar. Në këtë mënyrë, pas refuzimit për të marrë fletën e gjobës, dhe debateve efektivët i kanë shoqëruar dy aktivistët drejt furgonit të policisë, shoqërim i cili ka pasur edhe momente tensioni mes dy aktivistëve dhe policisë.

Shoqërimi i tyre ka shkaktuar reagim tek protestuesit, të cilët kanë rrethuar furgonin e policisë për të mos lejuar shoqërimin e dy aktivistëve nga policia.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›