E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kanceri i gjirit – Kontrolli rutinë, sfidë për gratë në qytetet e vogla

Muaji tetor, i njohur ndërkombëtarisht si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, shënon edhe pikun e interesit të grave për të kryer kontrolle mjekësore si mamografitë dhe ekografitë. Ky ndërgjegjësim po vjen gjithnjë në rritje edhe në qytetin e Përmetit dhe zonat rurale përreth.

Në intervistat e zhvilluara, gratë shprehen se janë gjithnjë e më të vetëdijshme për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit të tyre, duke kryer vizita dhe kontrolle të herëpashershme.

“Bëj kontrolle një herë në 6 muaj, më mirë parandalo se sa kuro”, u shpreh një qytetare.

Megjithatë, nuk mungojnë edhe ato që shfaqin hezitim për të kryer vizitë te  mjeku duke u mjaftuar vetëm me vetëkontrollin.

Ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit nuk duhet të kufizohet vetëm në muajin tetor. Kujdesi për shëndetin është një proces i vazhdueshëm dhe çdo kontroll mund të bëjë diferencën. Gratë e Përmetit po japin shembullin, duke treguar se parandalimi nis me një hap të vogël ,vizitën te mjeku.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›